Solli në jetë fëmijën e saj të parë, aktorja e “Portokallisë” tregon emrin e veçantë të të birit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:26 21-02-2017 Solli në jetë fëmijën e saj të parë, aktorja e “Portokallisë” tregon emrin e veçantë të të birit

Aktoja e “Portokallisë” e njohuar për rolin e “Drejtoreshës së Tatimeve”, solli në jetë dje fëmijën e saj të parë.

Në lidhje direkte nga materniteti Mbretëresha Geraldinë për Pasdite në Top Channel, Delinda Zhupa rrëfeu ndjesitë e para si nënë pas lindjes me operacion cezarian.

Teksa falenderoi të gjithë ekipin mjekësor që është kujdesur për të dhe për vogëlushin e saj në orët e para, ajo inkurajon të gjitha femrat që duan të bëhen nëna.

“Jam shumë mirë, mezi e kisha pritur këtë moment. Gjëja e parë që kisha ishte meraku që djali të ishte mirë dhe kur më thanë mjekët se kam lindur një djalë të shëndetshëm dhe bukurosh, nuk kishte lumturi më të madhe”,-u shpreh aktorja e humorit.

Ajo tregoi dhe emrin e veçantë që i ka vënë të birit. “Që kur morëm vesh gjininë, filluam të kërkonim për emrin që do të kishte. Midis tre emrave, vendosëm ta quajmë Desantin. Deri në ditët e fundit të shtatzënisë, unë i thërrisja Desantin”-shtoi më tej aktorja.

Bashkëshorti i Delindës, Eldo është shumë i lumtur për të birin, dhe ishte pikërisht ai që publikoi lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushit që e quan "çun garip".

s.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029351949691772
array(1) { ["section"]=> string(99) "solli-ne-jete-femijen-e-saj-te-pare-aktorja-e-portokallise-tregon-emrin-e-vecante-te-te-birit-69474" }