Somalia në ndihmë të Italisë, dërgon 20 mjekë për të ndihmuar në 'luftën' me COVID-19

Publikuar tek: bota, më 07:23 29-03-2020 Somalia në ndihmë të Italisë, dërgon 20 mjekë për të ndihmuar në 'luftën' me COVID-19 Foto ilustruese

Somalia do të dërgojë 20 mjekë në Itali, për të ndihmuar në luftën kudër koronavirusit.

Mjekët janë vullnetarë nga Universiteti Kombëtar i Somalisë, raportojnë mediat e huaja.

"20 mjekë vullnetarë nga Universiteti Kombëtar në Mogadishu janë regjistruar në Ambasadën e Italisë dhe do të shkojnë në Itali për të ndihmuar luftën e vendit kundër koronavirusit", tha Ismail Mukhtar Orongo, një zëdhënës i qeverisë.

Pas thirrjes së autoriteteve italiane për ndihmë, disa shtete i janë përgjigjur, duke dërguar mjekë dhe ndihma mjekësore.

Ditën e djeshme nga Shqipëria u nisën 30 mjekë dhe infermiere, të cilët do të jenë në ndihmë të mjekëve italianë për 1 muaj, ndërsa do të paguhen nga qeveria shqiptare, si një shenjë solidariteti me vendin fqinj.

Ndërkohë edhe Kina dhe Rusia kanë dërguar ndihma mjekësore në Itali, por edhe një ekip me mjekë kinezë kanë mbërritur për të dhënë eksperiencën e tyre në luftën me COVID-19.

Italia është shteti me numrin më të madh të viktimave nga COVID-19, 10.023 të vdekur, ndërsa numëron edhe 92.472 të prekur nga koronavirusi.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0089459419250488
array(1) { ["section"]=> string(89) "somalia-ne-ndihme-te-italise-dergon-20-mjeke-per-te-ndihmuar-ne-luften-me-covid-19-200476" }