Sonda e NASA-s ulet në MARS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:33 19-02-2021 Sonda e NASA-s ulet në MARS

Sonda më e fundit e NASA-s zbriti të enjten në planetin Mars pas një udhëtimi që filloi korrikun e kaluar.

Hyrja e sondës "Perseverance" në atmosferën marsiane filloi në 3:55 pasdite dhe kaloi me sukses një proces shtatë minutësh që shkencëtarët thanë se ishte i suksesshëm. Gjatë uljes, NASA nuk kishte aftësi të kontrollomnte sondën, por shkencëtarët ishin ne kontakt me pas uljes dhe morën imazhin e parë nga sonda.

Pjesë e procesit të komplikuar të uljes ishin parashutat, zbritja me shtytje motorike dhe një "vinç qiellor", i cili e uli sondën në sipërfaqen e Marsit duke përdorur kabllo.

"Unë mund t'ju them se 'Perseverance' po funksionon në mënyrë perfekte tani dhe se të gjitha sistemet janë gati për uljen", tha para uljes Jennifer Trosper, zëvendës menaxhere e projektit të NASA-s për këtë mision, gjatë një konference për shtyp të martën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.012233972549438
array(1) { ["section"]=> string(34) "sonda-e-nasa-s-ulet-ne-mars-239410" }