Sondazhet e “ER-TV” çudisin shqiptarët: Kë doni ministër të Brendshëm Xhafajn apo Tahirin?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:03 13-07-2017 Sondazhet e “ER-TV” çudisin shqiptarët: Kë doni ministër të Brendshëm Xhafajn apo Tahirin?

Paralelisht me profilin zyrtar të Edi Ramës në Facebook, është hapur edhe një llogari tjetër që mban emrin “Er Tv” duke bërë lëmsh mbarë rrjetin.

Përdoruesit mendojnë se kjo është një faqe analoge e Edi Ramës përmes së cilës kryeministri bën sondazhe si për të testuar opinionin publik dhe ata që shqiptarët duan në kabinetin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

“Kush duhet të jetë ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj”, pyet ERTV në sondazhin e parë ndjekësit.

“Taulant Balla apo Gramoz Ruçi? Kush e meriton për të qenë kryetar Kuvendi”, është pyetja e dytë që u drejtohet mbi 21 mijë ndjekësve.

Shumë janë të mendimit se kjo faqe mund të administrohet nga vetë zyra e shtypit të Ramës dhe s’çuditen nga këto sondazhe duke patur parasysh që së fundmi Rama ka krijuar një raport tejet transparent me ndjekësit e tij duke publikuar gjithçka që ata i shkruajnë, deri dhe te emrat e zyrtarëve që i publikoi ditën e djeshme përmes një liste që u cilësua si “lista e zezë”.

Megjithatë, vetë Rama nuk ka patur asnjë reagim që të hedhë dyshime mbi vërtetësinë e këtij profili por as nuk e ka raportuar pranë "facebook" duke shtuar më shumë dyshimet se kjo faqe menaxhohet vërtet nga njerëzit që punojnë me të.

 

aaaaaaaaaa.png

 rama1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018453121185303
array(1) { ["section"]=> string(92) "sondazhet-e-er-tv-cudisin-shqiptaret-ke-doni-minister-te-brendshem-xhafajn-apo-tahirin-86036" }