Sondazhi i Çim Pekës e nxori kryeministër, Basha shpërndan rezulatet: Ndryshimi po vjen

Publikuar tek: politike, më 09:01 19-01-2021 Sondazhi i Çim Pekës e nxori kryeministër, Basha shpërndan rezulatet: Ndryshimi po vjen Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha, ka shpërndarë në profilin e tij rezultatet e një sondazhi të realizuar nga Syri TV, sipas të cilit 52% e shqiptarëve e duan kryedemokratin për kryeministër të Shqipërisë.

“Faleminderit për mbështetjen. Ndryshimi po vjen. Në 25 prill do fitojë Shqipëria”, shkruan Basha.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Çim Peka Live” janë prezantuar rezultatet e sondazhit të kryer nga kompania “Flame Tree Advisors”. Sondazhi ishte i përbërë nga 12 pyetje dhe i janë përgjigjur 4 mijë qytetarë, të cilët kanë dhënë opinionin e tyre se si e perceptojnë situatën politike në vend.

Në njërën nga pyetjet qytetarët janë përgjigjur se cilin shikojnë si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, ku 52% e tyre janë përgjigjur për Lulzim Bashën, 38% për Edi Ramën dhe 10% për alternativën “nuk e di”.

139888230_3868006686583817_2235004342494310161_n.jpg
140130253_3868006723250480_1803457189382912683_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I publikoi videon nga studio televizive, Mark Marku i kthehet Ramës: Faktet do ta tregojnë që...
Olta Xhaçka ‘takim online’ me homologun portugez: Konferenca ndërqeveritare fillon brenda qershorit 2021 »
Article Logic
Execution time: 0.013476133346558
array(1) { ["section"]=> string(92) "sondazhi-i-cim-pekes-e-nxori-kryeminister-basha-shperndan-rezulatet-ndryshimi-po-vjen-235539" }