Kompania prestigjoze MRB në bashkëpunim me Euronews Albania kanë pyetur qytetarët shqiptarë se si e vlerësojnë performancën e ministrave në këto 4 vite.
Rezultati ka qenë befasues, pasi ministrja më e vlerësuar nga qytetarët është Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, e cila ka qenë edhe më e sulmuara nga opozita, për shkak edhe të situatës së pandemisë në vendin tonë.
49.8% e qytetarëve e konsiderojnë të kënaqshme performancën e ministres Manastirliu, ndërkohë që në vendin e dytë renditet ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila më herët mbante postin e ministres së Mbrojtjes.
Në fund të renditjes qëndrojnë ministrat “pa portofol”, Elisa Spiropali dhe Eduard Shalsi, për të cilët qytetarët mendojnë se nuk kanë patur një performancë të kënaqshme.
Manastirliu dhe Xhaçka janë minister më të votuara pozitivisht edhe nga votuesit e Partisë Socialiste, ndërkohë që Milva Ekonomi dhe Anila Denaj shihen nga përkrahësit e qeverisë si minister me performancën më të dobët.
Për sa i përket votuesve të opoitës, është Olta Xhaçka ministrja e cila ata mendojnë se ka bërë më mirë në postin e saj, ndërkohë që Elisa Spiropali është më pak e vlerësuara, ndoshta edhe për faktin se Spiropali është më shumë nëpër ekrane duke sulmuar opozitën.