Dalin rezultatet e para të sondazhit të Newsbomb.al për kandidatët e bashkive. Për Tiranën deri me tani nga Partia Demokratike kryeson Grida Duma me 37% ndersa nga PS-ja, Pandeli Majko me 34%. Për Durrësin nga PD-ja Ardjan Muka me 50% kurse per PS-në Vangjush Dako me 51%.
Newsbomb.al dhe specialistët IT që janë marrë me sondazhin kanë vënë re këto ditë përpjekje për t’u hakeruar sistemi. Përpjekje, të cilat janë bllokuar nëpërmjet sistemeve informatike mbrojtëse, ka patur për kandidatët e Gjirokastrës, Vlorës, Libohovës dhe Sarandës. Vetëm dje, në votat për kandidatët e Gjirokastrës, specialistët IT verifikuan 200 mijë vota të dyshmita që deshën të hidheshin në sondazh.
Kujtojmë që sondazhi ka vlerë vetëm për njohjen e pëlqueshmërisë së votuesve online për kandidatët dhe nuk ndikon drejtpërdrejt në përzgjedhjen e kandidatëve nga partitë.
Po japim më poshtë rezultatet e votimit deri ditën e hënë ora 18.00, sipas qyteteve për kandidatët e PD-së dhe PS-së, duke dhënë vetëm kandidatët që kanë marrë më shumë vota. Në sondazh është paraqitur edhe opsioni i zgjedhjes ‘S’jam dakord’, që do të thotë se votuesi nuk është dakord me asnjë nga kandidaturat e paraqitura.