Sondazhi i të huajve, këta janë 3 favoritët për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:57 23-12-2016 Sondazhi i të huajve, këta janë 3 favoritët për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision

Gjatë dy netëve të "Festivalit të Këngës" të 55-të, janë përzgjedhur 14 finalistë si kandidatë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Faqja e njohur “WiWibloggs” ka hapur një sondazh me 14 këngët finaliste ku fton të gjithë të votojnë për këngëtarin të cilin e mendojnë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Deri më tani, më e votuara është këngëtarja Linda Halimi me 21.69% të votave, e ndjekur nga Dilan Reka me 19.72% dhe Ylli Limani me 15.69%. Flaka Krelani dhe Xhesika Polo renditen pas treshes favorite.

Nata finale e Festivalit do të zhvillohet sot në Pallatin e Kongreseve dhe transmetohet direkt në rrjetin e RTSH-së.

Screenshot_1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024437189102173
array(1) { ["section"]=> string(92) "sondazhi-i-te-huajve-keta-jane-3-favoritet-per-te-perfaqesuar-shqiperine-ne-eurovision-63555" }