Sondazhi në Britaninë e Madhe, shumica janë pro ndalimit të burkës dhe burkinit

Publikuar tek: bota, më 18:10 01-09-2016 Sondazhi në Britaninë e Madhe, shumica janë pro ndalimit të burkës dhe burkinit

Shumica e britanikëve mbrojnë idenë e ndalimit të burkas dhe thuajse gjysma tjetër shprehen pro ndalimit të veshjes së burkinit, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Rreth 57 për qind e 1 668 e personave të intervistuar nga YouGov shprehen pro ndalimit të burkas (vellos së gjatë që mbulon plotësisht fytyrën), kundrejt 25 për qind shprehen kundër një mase të tillë.

Tendenca është më pak e theksuar për burkinin, rroba banjo që përbëhen nga një vello, një tunikë dhe një palë pantallona, 46 për qind e britanikëve dëshirojnë që kjo e fundit të jetë e ndaluar në Britaninë e Madhe, 30 për qind shprehen kundër një ndalimi të tillë.

Qëndrimet ndryshojnë dukshëm sipas grupmoshave. Kështu 78 për qind e 65 vjeçarëve janë më tepër në favor të qëndrimit për ndalimin e burkas, kundrejt vetëm 34 për qind e 18-24 vjeçarëve. Në mënyrë të ngjashme për burkinin 63 për qind e 65 vjeçarëve janë kryesisht mbështetës të ndalimit të kësaj veshjeje, kundrejt 26 për qind të 18-24 vjeçarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021151065826416
array(1) { ["section"]=> string(84) "sondazhi-ne-britanine-e-madhe-shumica-jane-pro-ndalimit-te-burkes-dhe-burkinit-51579" }