Sondazhi në Euronews Albania: As bashkimi i partive opozitare nuk mund ta kalojë PS-në, janë të pavendosurit ata që nxjerrin fituesin

Publikuar tek: aktualitet, më 21:54 21-01-2021 Sondazhi në Euronews Albania: As bashkimi i partive opozitare nuk mund ta kalojë PS-në, janë të pavendosurit ata që nxjerrin fituesin Basha - Rama - Meta

Bashkimi i të gjitha partive opozitare nuk do të mund të dilte fitimtarë mbi Partinë Socialiste, por do të krijonte një garë shumë të nxehtë dhe pothuajse të barabartë.

Sipas sondazhit të kryer nga kompania prestigjoze MRB në bashkëpunim me Euronews Albania, opozita e bashkuar do të merrte 42.7 për qind të elektoratit, ndërsa Partia Socialiste do të merrte 44% të votave.

Të pavendosurit janë në masën 7.4 për qind, të cilët duket sedo të vendosin edhe fituesin, ndërsa ata që nuk do të votojnë përllogariten në masën 4.6 për qind.

Megjithatë, sondazhi zbuloi se prirja e votës shkon drejt PS (41.8 për qind), pasuar nga PD me 28.2 për qind të votave, një hendek ky prej 13.6 për qind të elektoratit.

LSI vazhdon të jetë sipas projektimit forcë e tretë me 10.3 për qind të votave, pasuar nga PDIU me 1.5%.

140694852_775143523091858_768887449834453696_n.jpg70aca4b405b096630c2dcc90507663c5_XL.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘10 mijë doza brenda janarit, 30 mijë në shkurt’, Manastirliu zbulon kur do të vijë paketa e tretë e Pfizer për të vaksinuar popullatën
Protestat e 21 janarit/ Taulant Balla pranon bashkëpunimin me Agron Malaj: Koalicionin me LSI-në e bëmë për të rrezuar Sali Berishën »
Article Logic
Execution time: 0.012414932250977
array(1) { ["section"]=> string(138) "sondazhi-ne-euronews-albania-as-bashkimi-i-partive-opozitare-nuk-mund-ta-kaloje-ps-ne-jane-te-pavendosurit-ata-qe-nxjerrin-fituesin-235911" }