Sondazhi: Sa e duan qytetarët e BE-së anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? (Statistikat)

Publikuar tek: bota, më 16:08 08-08-2019 Sondazhi: Sa e duan qytetarët e BE-së anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? (Statistikat) Sa shtete të Ballkanit perëndimor duhet të anëtarësohen në BE? Me të kuqe (Asnjë), e verdhë (Disa), jeshile (Të gjitha), foto: ECFR

A duan qytetarët e Bashkimit Europian që shtetet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në dekadën e ardhshme? Të dhënat nga një sondazh i realizuar kohët e fundit janë shqetësuese.

Një pjesë e madhe e qytetarëve në shtete të rëndësishme të BE-së si Gjermania, Franca, Austria, Danimarka dhe Holanda janë shprehur kundër anëtarësimit të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, sipas sondazhit të realizuar nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Shumë prej tyre i tremben emigracionit masiv”, thotë një prej deputetëve të Bundestagut gjerman, por arsyet mund të shkojnë edhe më larg. Sipas një tjetër sondazhi të realizuar kohë më parë, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve në këto shtete nuk kanë më besim te stabiliteti i BE-së, madje mendojnë se deri në 2020-ën, BE-ja do jetë shpërbërë.

“BE nuk duhet të presë shumë kohë para se të shkojë drejt një qasje më të afërt për çështjet ekonomike, migracionin, dhe çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa rikalibron mjetet e saj të politikave dhe logjikën e tyre themelore, BE duhet të sqarojë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të veprojnë me përgjegjësi. Pjekuria dhe zgjedhjet e tyre politike, do të vendosin tonin e marrëdhënies së tyre me BE më shumë sesa është bërë në dekadat e fundit”, shkruan ECFR.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012648820877075
array(1) { ["section"]=> string(91) "sondazhi-sa-e-duan-qytetaret-e-be-se-anetaresimin-e-ballkanit-perendimor-statistikat-174739" }