Sondazhi, votuesit zgjedhin versionin shqip të këngës për në Eurovision

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:23 18-03-2016

Pyetjes së në cilin version preferoni që Eneda Tarifa të këndojë në Eurovision 2016, votuesit kanë zgjedhur në masë, atë shqip.

Nisur nga komentet e shumta në rrjetet sociale nga dëgjuesit shqiptarë dhe ata të huaj, Newsbomb.al publikoi dje sondazhin me pyetjen: “Cilin version duhet të këndojë Eneda në Eurosong?”, dhe deri më tani 82% e votuesve kanë zgjedhur këngën në shqip, ndërsa vetëm 18% kanë preferuar versionin në anglisht.

Të pakta kanë qenë rastet kur publiku ka preferuar që Shqipëria të prezantohet në Eurovision me këngë në gjuhën shqipe, pasi besohet se duke kënduar në gjuhën angleze atëherë shanset për t’u renditur më lart, janë më të mëdhaja.

Megjithatë, zgjedhja përfundimtare i takon tashmë Enedës dhe stafit të RTSH-së, pasi dëgjuesit mesa duket e kanë të qartë preferencën e tyre. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030892848968506
array(1) { ["section"]=> string(76) "sondazhi-votuesit-zgjedhin-versionin-shqip-te-kenges-per-ne-eurovision-35452" }