Soni Malaj flet pa dorashka, zbulon emrin e këngëtares shqiptare që e ka pasur konkurrente të fortë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:53 21-10-2020 Soni Malaj flet pa dorashka, zbulon emrin e këngëtares shqiptare që e ka pasur konkurrente të fortë

Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka folur pa dorashkë për koleget e saj.

E ftuar në një media kosovare, Soni është vënë përpara një pyetjeje të vështirë, nëse kishte ndjerë ndonjëherë konkurrencë.

Sipas këngëtares, ka pasur një rivale të fortë, për të cilën ka ndjerë edhe konkurrencë. Soni Malaj është shprehur se këngëtarja Genta Ismajli e konkurronte për energjinë në skenë. Pavarësisht konkurrencës Soni tha se mes tyre ka pasur edhe miqësi, që vazhdon të ruhet edhe në ditët e sotme.

Sipas Soni Malajt, në ditët e sotme nuk ka raporte mes këngëtareve, siç ka pasur dikur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla publikon foton e ëmbël me bashkëshorten, vajza e tyre feston 3 vjetorin
Rita Ora përkujton gjyshin e ndjerë, i dedikon fjalët shqip »
Article Logic
Execution time: 0.013168096542358
array(1) { ["section"]=> string(105) "soni-malaj-flet-pa-dorashka-zbulon-emrin-e-kengetares-shqiptare-qe-e-ka-pasur-konkurrente-te-forte-224599" }