Soni Malaj përgatit një dhuratë të veçantë dhe romantike për të fejuarin e ri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:30 23-01-2017 Soni Malaj përgatit një dhuratë të veçantë dhe romantike për të fejuarin e ri

Soni Malaj është e dashuruar dhe këtë tashmë e dinë të gjithë. Këngëtarja zbuloi gjatë vitit të kaluar jo vetëm që ishte në një lidhje të re, por edhe që romanca e saj ishte zyrtarizuar me një fejesë.

Por, ndonëse ka treguar marrëdhënien e saj dhe raportin e biznesit që ka me Klevin, ajo rrallëherë ka folur për ndjenjat ndaj tij. Siç duket, Soni do të zbulojë gjithçka në këngën e saj të re.

Burime të “Revistës Class” tregojnë se Soni është aktualisht duke përgatitur një baladë të re dashurie, të cilën do t’ja kushtojë Klevit. Nuk dihen më shumë detaje për këngën, por ajo që është e sigurt deri tani është fakti që Soni do ta lançojë më 14 Shkurt, në ditën e të dashuruarve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022732019424438
array(1) { ["section"]=> string(83) "soni-malaj-pergatit-nje-dhurate-te-vecante-dhe-romantike-per-te-fejuarin-e-ri-66387" }