Sonila Meço jep një version se si duhet të reagojë shoqëria ndaj krimit: Rrezikojmë të bëjmë krim edhe vetë me frazën 'Ku po shkon shoqeria?'...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:36 04-02-2016 Sonila Meço jep një version se si duhet të reagojë shoqëria ndaj krimit: Rrezikojmë të bëjmë krim edhe vetë me frazën 'Ku po shkon shoqeria?'...

Ditën e djeshme Elbasani u trondit nga një atentat makabër, ku 3 persona mbetën të vdekur dhe 7 të tjerë të plagosur.  Në rrjetet sociale nga dje dhe sot, komentuesit kanë shpërthyer kundër kësaj që po ndodh në Shqipëri, madje me terma të tipit ‘’Sa po degradon shoqëria jonë’’, ‘’Në Shqipëri nuk jetohet’’ etj.

Por pikërisht moderatorja Sonila Meço sjell një këndvështrim krejt ndryshe, duke dhënë edhe versionin e saj se si duhen parë këto krime.

“Në programin e mëngjesit në ''Rai'' flasin për krime makabre... Pa i përgjithësuar 'Ku po shkon shoqëria?', 'kanë apo jo zemër italianët?'...

Pavarësisht mungesës së dëshirës për të mos ndotur veshët e ndërgjegjen që në mëngjes me këto lajme, profesionalisht duhet ta pranoj se trajtimi është i saktë. Gazetarja në vendin ku ka ndodhur ngjarja, bën një panoramë të plotë të jetës në çiftin ku partneri ka tentuar të vrasë partneren shtatzënë për xhelozi. Ka ndërtuar një skemë të funksionimit të jetës së tyre mbi bazën e dëshmive, analizon fqinjësinë, komunitetin, precedentët. Citon burime zyrtare të policisë e prokurorisë. Më pas një specialist në studio dëshmon patologjinë e rastit, pa ndërtuar menjëherë frazën klishe 'shoqëria po degradon'...

Analizë që i bën mirë të kuptuarit të rastit, analizës së shkaqeve, përmasës së pasojës, shenjëstrimit të asaj hallke shoqërore që ka dështuar...

Por të lexosh që në pikë të mëngjesit statuse që për krime makabre në Shqipëri përgjithësojnë gjithë shoqërinë pa kuptuar atë që ndodh në jetën e atyre që janë shkaktare e viktima, pa kuptuar të vërtetën e një çmendurie që çon babanë të vrasë vajzën, burrin gruan dhe vice versa, rrezikojmë të bëjmë krim edhe vetë me frazën 'ku po shkon shoqëria?'...

Rast pas rasti, pa frikë, pa sensacionalizëm përmidis dhe patjetër do kuptojmë se krimi është aty në çdo shoqëri....përmasa e reagimit nga secili si individ e entitet bën ndryshimin, e parandalon në rastin më të mirë dhe e izolon në më të keqin”, shkruan Meço.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019505023956299
array(1) { ["section"]=> string(143) "sonila-meco-jep-nje-version-se-si-duhet-te-reagoje-shoqeria-ndaj-krimit-rrezikojme-te-bejme-krim-edhe-vete-me-frazen-ku-po-shkon-shoqeria-31708" }