Sonila Meço mungoi në darkën e Ramës me gazetarët dhe zbulon se pse

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:14 28-12-2015 Sonila Meço mungoi në darkën e Ramës me gazetarët dhe zbulon se pse

Gazetarja dhe moderatorja e Agon Channel, Sonila Meço zbulon arsyen se pse kryeministri Rama nuk e ftoi në darkën me gazetarët. Dje Rama organizoi një darkë të madhe, ku numri i të ftuarëve nuk ishte shumë I kufizuar, por nuk ftoi Sonila Meçon, një nga gazetaret dhe spikeret e njohura në Shqipëri.

Meço ka një karrierë të gjatë në gazetari, në Top Channel, TV Klan, por së fundmi ajo punonte në televizionin Agon Channel, i cili është mbyllur, pas proceseve gjyqësore kundrejt pronarit të tij Francescho Becchetti.

Dhe për Sonilën vetë, ka një arsye që nuk u ftua: ‘’mungesa e energjisë elektrike’’

“Të kesh lirinë e pasjes se hapësirës tënde, në vendin tënd, sipas afateve të tua... nga këtu nis liria e mendimit....se përndryshe ajo e fjalës nuk zë vend me gjithë qëllimin e mirë në hapësirën, vendin dhe afatet e imponuara nga të tjerët...

P.S e paftuar...për shkak të mungesës së energjisë elektrike”, komenton vetë gazetarja.

Së fundmi Agon Channel u detyrua të mbyllte transmetimet, pas ndërprerjes së energjisë elektrike, për shkak të mospagesave të faturave. Ndërkohë llogaritë bankarë të Becchettit ishin bllokuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031184196472168
array(1) { ["section"]=> string(73) "sonila-meco-mungoi-ne-darken-e-rames-me-gazetaret-dhe-zbulon-se-pse-28707" }