Sonila Meço: “Rama ik” s’ka më kuptim, opozita duhet të jetë alternativa qeverisëse

Publikuar tek: politike, më 22:39 08-07-2019 Sonila Meço: “Rama ik” s’ka më kuptim, opozita duhet të jetë alternativa qeverisëse

Gazetarja Sonila Meço shprehet se koncepti “Rama ik” i përdorur gjerësisht nga opozita shqiptare, është i pakuptimtë dhe i pamjaftueëshëm pas mbajtjes së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Meço thotë se opozita duhet të jetë alternativë qeverisëse, të krijojë një qeveri hije madje edhe të përcaktojë se kush do të jenë ministrat e ardhshëm.

"Ka një tejlodhje të elektoratit në përgjithësi, por edhe të atyre që i shkojnë pas forcave politike. Ne shkuam drejt 30 qershorit me idenë që nuk do të bëhej. PD dhe LSI ishin të vendosur. Pas saj të qëndrosh vetëm me konceptin "Rama ik", për mua nuk ka kuptim. Opozita ka nxjerrë mësimet.  Nga ky moment e tutje opozita duhet të jetë alternativa qeverisëse. Duhet të konturojë jo vetëm idenë se si duhet të ikë Edi Rama. Kam vënë re në opozitat shqiptare, që e kanë pasur defekt, ka qenë shumë e vështirë krijimi i një qeverie hije. Do të thotë që sot të vendosësh gishtin se kush mund të jetë ministër ekonomie, arsimi etj. Sot tek opozita nuk e bën dot këtë. Dhe në sjelljen e publikut e shëndërron dëshpërimin në një fije shprese, prit se ka edhe një alternativë", u shpreh Meço në studion e "Ora News".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01657509803772
array(1) { ["section"]=> string(86) "sonila-meco-rama-ik-s-ka-me-kuptim-opozita-duhet-te-jete-alternativa-qeverisese-171577" }