Një “furtunë” e vërtetë lëvizjesh në Policinë e Shtetit.
Newsbomb.al mëson se në mbrëmje, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako do shkarkojë dhe lëvizë nga detyra drejtorë të policisë në qarqe. Ende nuk bëhen me dije emrat e tyre por newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për të paktën 3 drejtorë të rëndësishëm.
Këto lëvizje vijnë në një kohë që brenda një jave janë zbuluar mbi 10 ton drogë si rezultat i aksioneve të policisë dhe kur opozita gjithnjë e më shumë po lëshon akuza të forta që lidhen pikërisht me situatën e drogës në vend, një problem që ka krijuar krisje edhe mes vetë aleancës PS-LSI e së fundmi edhe mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.