Soreca: BE nuk e paragjykon Shqipërinë, jo kriter për azilkërkuesit

Publikuar tek: politike, më 20:31 22-10-2019 Soreca: BE nuk e paragjykon Shqipërinë, jo kriter për azilkërkuesit Ambasadori i BE, Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca thotë se fenomeni i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk është kriter i BE-së për hapjen e negociatave.

Në një intervistë me gazetarin Karlo Bolino, Soreca zbuloi se është hartuar një plan veprimi ndërmjet të dy vendeve, i cili parashikon shkëmbimin e informacionit dhe shkëmbimin e oficerëve të kontaktit.

"Në vitin 2018, pra ka pasur një rënie prej 27% të kërkesave për azil në Francë në krahasim me vitin e mëparshëm 2017. Por në fillim të këtij viti, në gjysmën e parë të këtij viti, në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2018, ka pasur një rritje të vogël të shifrave. Kjo do të thotë që fenomeni duhet të mbahet në kontroll, të shikohet dhe duhet të ketë një bashkëpunim të plotë ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe atyre franceze. Dhe në fakt, është hartuar një plan veprimi ndërmjet të dy vendeve, i cili parashikon shkëmbimin e informacionit dhe shkëmbimin e oficerëve të kontaktit, si edhe një marrëveshje ripranimi që është shumë efikase, që do të thotë që të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilëve nuk u jepet azil në Francë, të kthehen në Shqipëri menjëherë. Ndërsa për pyetjen që bëtë në lidhje me paragjykimet, nuk jam dakord. Nuk ka paragjykim të asnjë lloji për sa i përket Shqipërisë apo për sa u përket shqiptarëve. Pra ky nuk është kriter, sipas të cilit do të vlerësohen shqiptarët për çeljen e negociatave. As p.sh. feja, besimi apo etnia," tha Soreca.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23913288116455
array(1) { ["section"]=> string(72) "soreca-be-nuk-e-paragjykon-shqiperine-jo-kriter-per-azilkerkuesit-183105" }