Soreca i uron mirëseardhjen Ambasadores së re amerikane: Të gatshëm për të filluar punën së bashku

Publikuar tek: aktualitet, më 11:52 27-01-2020 Soreca i uron mirëseardhjen Ambasadores së re amerikane: Të gatshëm për të filluar punën së bashku

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i ka uruar mirëseardhjen Ambasadores së re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Përmes një statusi në Twitter, ai shprehet i gatshëm për të filluar punën së bashku dhe për të vazhduar partneritetin BE-SHBA.

Sipas Sorecës, 2020 është një vit vendimtar për perspektivat e Shqipërisë.

‘Mirësevini në SHBA e re Ambasadori në #Albania??HE Yuri Kim! Të gatshëm për të filluar punën së bashku për të vazhduar partneritetin themelor BE-SH.B.A. në Shqipëri, veçanërisht në kontekstin e #EU të vendit??procesi i integrimit. 2020 është një vit vendimtar për të perspektivat e Shqipërisë’, shkruan Soreca.

Yuri Kim ka mbërritur në Shqipëri para 5 ditësh për të marrë rolin e ri, ndërsa sot do do të mbajë fjalimin për herë të parë nga ambasada.

Yuri Kim është një diplomate e lartë amerikane me mbi 20 vjet eksperiencë diplomatike në Ëashington, Europë, Lindjen e Mesme dhe në Azi.

Në eksperiencën e saj si diplomate, Kim ka bërë turne në Kinë, Japoni dhe Turqi, duke fituar edhe aftësitë gjuhësore të këtyre vendeve.

Ajo gjithashtu ka punuar për Sekretarin e Shtetit Colin Poëell, në administratën e Presidentit George Ë. Bush.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025619983673096
array(1) { ["section"]=> string(104) "soreca-i-uron-mireseardhjen-ambasadores-se-re-amerikane-te-gatshem-per-te-filluar-punen-se-bashku-193273" }