Soreca mbështet eventin për të pastruar mbeturinat në Theth, Artan Hoxha i bën thirrje qeverisë: Merrni masa, Bashkisë Shkodër i janë paguar taksat

Publikuar tek: aktualitet, më 21:36 29-07-2019 Soreca mbështet eventin për të pastruar mbeturinat në Theth, Artan Hoxha i bën thirrje qeverisë: Merrni masa, Bashkisë Shkodër i janë paguar taksat

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për aktivitetin që do të bëhet më datat 3-4 gusht në fshatin turistik të Thethit, ku pjesëmarrës do jetë edhe ambasadori Luigi Soreca.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Hoxha i bën thirrje kryeministrit, ministrit të Turizmit dhe kryetarit të Bashkisë Shkodër të marrin masa për të pastruar koshat me mbeturina sa nuk është vonë.

Hoxha thotë se çdo biznes, lokal dhe bujtinë kanë paguar takstat, ndërkohë që pas zgjedhjeve të 30 Qershorit koshat nuk janë paguar.

Kujtojmë që aktiviteti Za Fest nisi para tre vitesh, me idenë fillestare të kantautorit Vlashnet Satës për të bërë bashkë disa artistë për të pastruar mbeturinat në Theth dhe gjatë atyre ditëve të zhvillohej festivali me këngë e rrëfenja të asaj zone.

Statusi i plotë:

Kam degjuar kete muaj nga Kryeministri deri poshte, madje sot edhe ambasadorin e BE-se te flasin per vlerat turistike te Shqiperise. Ambasadori Soreca doli sot ne mbeshtetje te nje aktiviteti artistik qe zhvillohet ne zemren e Alpeve, ne fshatin turistik te Thethit...

Po, shume mire, zoti e ka bere Shqiperine nje mrekulli turistike. Por vetem kaq, se po te shikosh cfare bejne administratoret dhe qeveritaret e ketij vendi eshte te vesh duart ne koke...

Cdo biznes, bujtine, lokal modest apo familje ne Theth, i kane paguar bashkise se Shkodres, njesise administrative qe mbulon zonen, taksen e pastrimit. Bujtinat dhe lokalet kane paguar deri dhe mbi 250 mije leke te vjetra ne vit, por sherbim nuk marrin. Ata kane nevoje per pastrim gjate 3 muajeve te veres, pasi Thethi bllokohet prej bores nga fundi i nentorit deri ne maj dhe nuk ka nevoje per pastrim mbeturinash per 6-7 muaj me radhe.

Ne foto jane kosha mbeturinash te tej mbushur nga mbeturinat ne fshatin turistik Theth.

Kompania e kontraktuar nga Bashkia Shkoder nuk ka shkuar te pastroje koshat e mbeturinave qe pas zgjedhjeve te 30 qershorit...

gati nje muaj plot qe Thethi nuk pastrohet nga mbetjet e bera pirg. Prandaj zoti Kryminister, Minister i Turizmit apo kryetar i bashkise Shkoder, merrni masa per te shpetuar produktin tuaj turistik qe i ka dale era, para se ambasadori Soreca te shkoj ne aktivitetin e financuar me taksat e BE-se ne datat 2-3-4 gusht ne Theth...

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023463010787964
array(1) { ["section"]=> string(151) "soreca-mbeshtet-eventin-per-te-pastruar-mbeturinat-ne-theth-artan-hoxha-i-ben-thirrje-qeverise-merrni-masa-bashkise-shkoder-i-jane-paguar-taksat-173741" }