Soreca takon kreun e Inteligjencës Financiare: Të luftohet pastrimi i parave dhe të ketë konfiskime

Publikuar tek: aktualitet, më 16:58 11-03-2019 Soreca takon kreun e Inteligjencës Financiare: Të luftohet pastrimi i parave dhe të ketë konfiskime

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kreun e Njësisë së Inteligjencës Financiare, Arlind Gjokutaj.

Soreca ka bërë thirrje për intensifikimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe konfiskimin e aseteve të përfituara në rrugë ilegale.

“Diskutova sot me drejtorin e Njësisë së Inteligjencës Financiare, Arlind Gjokutaj për gjendjen e implementimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Moneyval, në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Njësia e Inteligjencës Financiare luan një rol kyç në koordinimin e punës së autoriteteve. Është tani e rëndësishme të përmirësohet më tej procesi i hetimeve financiare, të shoqërohet me vendimet përfundimtare të konfiskimit”, shkruan Soreca në rrjetet sociale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konflikti mes privatëve te 'Petro Nini', Veliaj: Bashkia është gati të japë banesa sociale
E rëndë në Tiranë, vdes i ndaluari në spitalin e burgut (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.012994050979614
array(1) { ["section"]=> string(105) "soreca-takon-kreun-e-inteligjences-financiare-te-luftohet-pastrimi-i-parave-dhe-te-kete-konfiskime-156016" }