Soreca vendos Ruçin para përgjegjësisë: Parlamenti ka rol kyç në kontrollimin e qeverisë për zbatimin e reformave

Publikuar tek: politike, më 10:08 17-01-2020 Soreca vendos Ruçin para përgjegjësisë: Parlamenti ka rol kyç në kontrollimin e qeverisë për zbatimin e reformave

Gjatë Konferencës së Komisioneve Parlamentare që po mbahet në Tiranë, ka marrë pjesë edhe ambasadori Luiggi Soreca, që ka folur për rolin e parlamentit dhe shanset e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Kjo ishte fjala e tij:

“Rajoni dhe procesi i zgjerimit janë në krye të axhendës europiane.
Do të diskutojmë procesin e zgjerimit në mars.
Komisioneri Varhelyi, gjatë vizitës së tij, shprehu optimizëm se Këshilli i marsit mund të sjellë rezultate pozitive, prandaj qeveria duhet të vazhdojë reformat.
Nëse samiti i Zagrebit do të jetë I suksesshëm , BE do të nisë procedurat për zgjerim, por duhet të punojmë për angazhimet dhe ju si parlamentarë keni rol jetik në qeverinë tuaj për zbatimin e reformave kundër krimit të organizuar.
Roli i parlamentit nuk mund të nënvlerësohet.Integrimi në BE kërkon vullnet politik dhe ju jeni në zemrën e këtij procesi , duke monitoruar punën e qeverisë.
Integrimi në BE e bën jetën e qytetarëve tuaj më të mirë.Qytetarët janë një pikë kyce e këtij procesi.
Nuk është vetëm dialogu si zgjidhje, por është shumë i rëndësishëm.Stabiliteti nuk mund të arrihet në izolim, prandaj qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë.
Bashkëpunimi rajonal mund të sjellë rezultate.
Bashkëpunimi për rastin e tërmetit duhet të jetë një pikënisje për bashkëpunim në të gjitha fushat”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10528993606567
array(1) { ["section"]=> string(119) "soreca-vendos-rucin-para-pergjegjesise-parlamenti-ka-rol-kyc-ne-kontrollimin-e-qeverise-per-zbatimin-e-reformave-192334" }