Sot, 108-vjetori i lindjes së Sabiha Kasimatit

Publikuar tek: kulture-art, më 13:11 15-09-2020 Sot, 108-vjetori i lindjes së Sabiha Kasimatit Sabiha Kasimati

Sot, 108-vjetori i lindjes së Dr. Sabiha Kasimatit (1912-1951), e kujton Muzeu Historik Kombëtar.

Biologe, punonjëse shkencore. Lindi në Edrene (Adrianopol) të Turqisë Evropiane, në një familje nga Libohova. Më 1927 u kthye familjarisht në atdhe, u vendos në Korçë, dhe kreu Liceun Kombëtar. Punoi si mësuese në shkollën femërore të Korçës dhe në shkollën e mesme bujqësore amerikane të Kavajës (1931-1936). Më 1936 filloi studimet e larta për biologji (dega e iktiologjisë) në Universitetin e Torinos.

 Më 1941 mbrojti doktoraturën dhe u kthye në atdhe. Punoi si mësuese e biologjisë në Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë (1941-1945). Gjatë vitit 1945 qëndroi për kurim në Torino. U kthye në atdhe dhe filloi punën si kërkuese shkencore në Institutin e Studimeve që me themelimin e tij (1946), ku u morr me studimin e peshqve të Shqipërisë. Botoi disa artikuj shkencorë në revistën “Buletin i institutit të Shkencave”.

Grumbulloi një material të pasur për iktiologjinë e Shqipërisë, mbi bazën e të cilit do të hartonte një monografi. Më 20.02.1951 u arrestua lidhur me incidentin e bombës në ambasadën sovjetike bashkë me 21 persona të tjerë të arrestuar për të njëjtën ngjarje. U pushkatua pa u gjykuar, më 26.02.1951.

 

118653068_3694790983916981_2896398804260071290_n.jpg118691971_3694790987250314_7677733301202189930_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012074947357178
array(1) { ["section"]=> string(52) "sot-108-vjetori-i-lindjes-se-sabiha-kasimatit-220458" }