Sot 18 vite nga 11 shtatori, tragjedia amerikane që ndryshoi botën

Publikuar tek: bota, më 07:25 11-09-2019 Sot 18 vite nga 11 shtatori, tragjedia amerikane që ndryshoi botën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot 18 vjetorin e sulmit ndaj kullave binjake në New York, më 11 shtator 2001.

Sulmi ndaj kullave binjake u krye nga një grup prej 19 terroristësh të Al-Qaedas qe morën peng katër avionë. Dy prej tyre u përplasën mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, një i tretë në ndërtesën e Pentagonit, ndërsa i katërti u rrëzua në fushat e Shanksvillit në Pensilvani, pa mundur të godiste shënjestrën e tij, Washingtonin.

Pas tragjedisë autoritetet sqaruan se sulmet ishin të mirëorganizuara, pasi 15 prej terroristëve radikalë islamistë ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani, por dyshimet ranë mbi organizatën terroriste Al-Qaeda. Edhe pse fillimisht kryeterroristi Osama Bin Laden mohoi përfshirjen në këto sulme, ne 2004 ai e mori përgjegjësinë për to.

Rreth 3 mijë persona humbën jetën. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Pas 11 shtatorit 2001 bota nuk është më e njëjtë. SHBA u godit në zemër të saj dhe që prej asaj kohe ndryshoi edhe rrjedha politike amerikane, për 18 vitet e fundit, duke patur si betejë kryesore luftën ndaj terrorizmit./Newsbomb.al

hqdefault.jpg

september-11.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070397853851318
array(1) { ["section"]=> string(72) "sot-18-vite-nga-11-shtatori-tragjedia-amerikane-qe-ndryshoi-boten-178022" }