Sot 21 Janar, çfarë ndodhi 10 vjet më parë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:27 21-01-2021  Sot 21 Janar, çfarë ndodhi 10 vjet më parë

Protesta e 21 janarit 2011 është padyshim një nga protestat më të përgjakshme, ku 4 persona humbën jetën. 4 protestues të Partisë Socilaiste u vranë nga Garda e Republikës, në Bulevardin “Dëshmorët e  Kombit”, përpara Kryeministrisë.

E gjitha nisi rreth orës 14:00 ku protestuesit e mbledhur nga e gjithë Shqipëria përshkruan  rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” përpara Kryeministrisë. Protesta u organizua nga PS, pas publikimit të videos Meta-Prifti, shkruan newsbomb.al. Ndërsa turma nisi me thirrjet kundër kyeministrit të atëhershëm, Sali Berisha. Në vetëm pak minuta fillluan edhe hedhjet e sendeve të forta drejt godinës së Kryeministrisë.

Efektivët e Gardës duke parë që protesta po merrte të tjera dimensione, rreth orës 14:30 u shtuan edhe më shumë në oborrin e Kryeministrisë. Ndërsa një makinë me ujë me presion filloi të lagte protestuesit. Ky veprim irritoi edhe më shumë protestuesit, të cilët filluan të hedhin drejt Gardës sende të forta, pllaka trotuari dhe ç’tu dilte përpara.

Në këtë moment ata u ngjitën në kangjellat e Kryeministrisë, por nuk arritën të futen brenda. Ndërsa një pjesë tjetër e protestuesve hipën edhe mbi godinën e Piramidës, nga ku godisnin me pllaka guri. Nga këto sulme, shumë efektivët të Gardës së Republikës pësuan një sërë dëmtimesh fizike.

Pas kësaj, Garda reagoi duke qëlluar fillimisht me fishekë manovrë, ndërsa kur situata u tensionua edhe më shumë, filluan të qëllojnë me fishekë luftarakë në ajër, shkruan newsbomb.al. Një pjesë e efektivë me shkopinj gome filluan të godasin dhe të nxjerrin jashtë protestuesit që ishin futur brenda kangjellave rrethuese të Kryeministrisë. 

Ishte ora 16:10, nga Kryeministria u dëgjuan të shtëna armësh. Më vonë u vërtetua se qëlluan njëkohësisht Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nga Kryeministria drejt turmës së protestuesve. Si pasojë, humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekura Deda dhe Faik Myrtaj. Po ashtu mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe gazetari Fatos Mahmutaj.

Nuk vonoi shumë dhe Kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, doli në një konferecë për shtyp dhe tha se donin t’i bënin puç. Më vonë efektivët që qëlluan drejt turmës dhe lanë të vdekur 4 persona, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, dolën të pafajshëm nga Kryeministria, shkruan newsbomb.al.

155043.jpg
155041.jpg
21janari3.jpg
21_janari.jpg
protesta212.jpg
20150121_144700_21011514-4_2moO2BB.gif

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shërbimi Meterologjik Ushtarak: Sot dhe nesër, parashikohen reshje në të gjithë vendin
I shtruar prej ditësh te ‘Shefqet Ndroqi’, Covid-19 i merr jetën piktorit të njohur Mustafa Arapi »
Article Logic
Execution time: 0.012752056121826
array(1) { ["section"]=> string(48) "sot-21-janar-cfare-ndodhi-10-vjet-me-pare-235781" }