Sot, 21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit

Publikuar tek: politike, më 08:48 12-09-2019 Sot, 21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit

Dita e sotme shënon 21 vjetorin e vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Azem Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës.

Ai lindi në Tropojë më 11 mars 1963 dhe vdiq më 12 shtator 1998.

Që nga koha kur ishte student Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik.

Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998 pabesisht para selisë së Partisë Demokratike nga drejtues të Komisariatit të Policisë të Tropojës. Por edhe pse kanë kaluar mjaft vite, vrasja e tij mbetet e ende e mistershme me shumë detaje të pazbardhura.

Jeta e tij parlamentare ka qenë aktive. Për katër vite me radhë pas rënies së komunizmit Hajdari ishte kryetar i komisionit parlamentar për rendin dhe SHIK-un.

Mbas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate përpara se të vritej në shtatorin e vitit 1998.

Lajmi për vrasjen e Azem Hajdarit, u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri.

Ndëtkohë ditën e sotme në përkujtim të figurës së tij, pritet të zhvillojet një ceremony homazhes, ku pjesëmarrës do të jenë presidenti Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha me grupin e PD dhe familja e Azem Hajdarit, përfshirë vajzën e tij deputeten Rudina Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020695924758911
array(1) { ["section"]=> string(45) "sot-21-vite-nga-vrasja-e-azem-hajdarit-178161" }