Sot 27 vite nga vdekja e shkrimtarit dhe albanologut shqiptar, Martin Camaj

Publikuar tek: kulture-art, më 20:37 12-03-2019 Sot 27 vite nga vdekja e shkrimtarit dhe albanologut shqiptar, Martin Camaj

Sot bëhen 27 vite nga vdekja e shkrimtarit dhe albanologur shqiptar, Martin Camaj.

Veprimtaria letrare  e Camajt në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, por gjatë viteve të fundit u përqendrua  më shumë tek proza.

Kërkimet akademike të tij u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.

Martin Camaj lindi në Dushman të Dukagjinit më 13 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë.

Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit "Xaverianum", ku do kalonte edhe tuberkulozin.

Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948.

Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 2 korrik 1955 duke dhënë provime diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane. Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Univ. të Sarajevës.

Më datën 16 korrik 1971 merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm, më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i emërtuar. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindë. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.

Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063631534576416
array(1) { ["section"]=> string(81) "sot-27-vite-nga-vdekja-e-shkrimtarit-dhe-albanologut-shqiptar-martin-camaj-156192" }