Sot 3 vite nga humbja e Ergi Dinit, babai gazetar VARGJE drithëruese: Ditët e mia të përcëlluara nga malli janë nxi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:16 21-11-2019 Sot 3 vite nga humbja e Ergi Dinit, babai gazetar VARGJE drithëruese: Ditët e mia të përcëlluara nga malli janë nxi Ergi Dini, foto e publikuar nga babai Dashamir Dini

Gazetari Dashamir Dini, babai i talentit Ergi Dini, i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motor, ka shkruar disa vargje prekëse për të birin në 3-vjetorin e vdekjes.

Dashamir Dini me anë të vargjeve tregon vuajtjen që ata po përjetojnë akoma, mallin që se shuan askush dhe përgatitjet e nënës së Ergit për të marrë një nuse në shtëpi me fustan të bardhë.

Babai i këngëtarit na tregon se familja e tyre e ka ende të freskët dhimbjen për humbjen e djalit të tyre dhe asgjë nuk mund t’i ngushëllojë.

Vargjet drithëruese:

ERGIT,NE 3-VJETORIN E LARGIMIT...

Ergi Dini,KUNDER AKSIDENTEVE.

Ka 3 vjet
qe ditet e mija te percelluara nga malli
jane nxi
e janë ba muzgje.

Ka 3 vjet
që rri i varur
ne litarin e durimir,
tuj vezhgu
yjet qe bien nga qielli,
me shpresë
se njeri nga ata
je Ti,
që po kthehesh.

Ka 3 vjet
qe Nana jote,
e përhumbur
nèn vellon e bardhë
te një endrre të lashtë nënash
përgatit një dasëm
e pret një nuse....
që kurrë s'do të vijë.

Unë endem,e endem
qiejve te verbër të netëve,
per me mujt me gjet
Yllin e shuar të Fatit Tand,
e me e ndez
edhe nje herë
me flaket e mallit.

afgdfjk.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073797702789307
array(1) { ["section"]=> string(120) "sot-3-vite-nga-humbja-e-ergi-dinit-babai-gazetar-vargje-dritheruese-ditet-e-mia-te-percelluara-nga-malli-jane-nxi-186646" }