Sot, 66-vjetori i lindjes së mjeshtrit Besnik Çinari, simbolit të humorit shkodran

Publikuar tek: kulture-art, më 09:48 08-04-2020 Sot, 66-vjetori i lindjes së mjeshtrit Besnik Çinari, simbolit të humorit shkodran

Sot është 66 vjetori i lindjes së aktorit të madh Besnik Çinari, i cili është vlerësuar me titullin ‘Mjeshtër i Madh’.

Këtë datë të shënuar e ka kujtuar edhe Teatri Migjeni përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar ’33-vjetorin’ me plot humor, siç i ka hije shkodranëve.

‘Gëzuar 33 vjetorin e lindjes, Mjeshtër! Edhe 100 vite me shëndet dhe plot sukses në skenën e teatrit tonë!’, shkruan Teatri Migjeni.

Besnik Çinari, Mjeshtër i Madh, ka lindur me 8 prill 1954 në Shkodër.

Besniku rrjedh nga një familje qytetare Shkodrane, e cila gjithmonë ka repektuar dhe ka dhënë kontributin në mbajtjen gjallë të traditave të qytetit.

Që në moshën adolishente filloi të punojë në ndihmesen sadopak për ekonominë e familjes.

Talenti i tij evidentohet që në moshën 16- vjeçare, ku merr pjesë në trupën e estradës së ndërmarrjes "Parku i Mallrave" duke kontribuar për 11 vite. Përkrahjen më të madhe e mori nga artisti i shquar Pjerin Ashiku. Besa, si e thërrasin të gjithë, nuk e harron kurrë këtë përkrahje e Pjerin Ashikut. Ai para 4 vitesh organizoi një shfaqje mirënjohje për këtë artist të madh.

Shërbimin ushtarak e kryen në Durrës, ku edhe aty aktivizohet në estradën e repartit dhe jo vetëm. Talenti i tij nuk i shpëton vëmëndjes së profesionistëve të estradës. Besës i vjen oferta nga regjisori Gjegj Vlashi, që të qëndrojë në estradën e Durrësit. Dashuria për qytetin dhe "detyra" si djali i madh i familjes nuk pranon.

Pas shërbimit ushtarak, ai vazhdon të aktivizohet, tashma si një nga aktorët kryesorë në pallatin e kulturës "Vasil Shanto". Këtu mbështetet dhe nga aktori i shquar Gëzim Kruja, i cili e merr në trupën e Duhan Cigares.

Një ditë e rëndësishme për karierën e tij, është 10 maji i vitit 1982. Besa fillon punën si aktor profesionist në estradën e teatrit "Migjeni". Në studion e provave të estradës e presin themeluesit e saj, mjeshtrat e humorit Tano Banushi, Hasan Smaja, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Bik Pepa, Jolanda Shala, Katerina Biga, Zef Deda, Drade Xhaj dhe regjisorin e madh Paulin Sekuj. Profesionalizmi dhe eksperienca e kësaj trupe ishte një shkollë e madhe për Besën. Ai me talentin e tij e ndjeu veten të barabartë me kolegët, falë dhe dashurisë së tyre . Më vonë kësaj trupe iu bashkuan Edmond Halili, Aleks Selmani dhe Anton Krosaj, si dhe të përhershmit që vinin nga trupat amatore, Gëzim Kruja, Gjosho Vasija, Sandër Ruçi, Muhamet Çekini etj.

Besa ka punuar me regjisorë të shquar të estradës së Shkodrës dhe jo vetëm, si me Paulin Sekuj, Edmond Mhillin, Zehrudin Dokle, Arben Haveri, Gjergj Vlashi, Fatbardh Smaja,Arian Çuliqi, Bruno Shllaku dhe së fundi me Altin Bashën.

Gjatë kariesës së tij 37 vjeçare si profesionist ka marrë pjesë mbi 110 premiera, ka realizuar mbi 500 role dhe pjesëmarrës në mijra koncerte të ndryeshme në të gjitha skenat e Shqipërisë dhe në vende ku jetojnë e banojnë shqiptarët.

Besa është autor i dhjetra skeçeve, parodive, kupleteve , tekste këngësh.

Besnik Çinari në vitet e fundit e shohim dhe si bashkautor, autor dhe regjisor të komedive dhe varieteve në estradën e teatrit "Migjeni".

Për veprimtarinë e tij artistike është vlersuar:

  • Në vitin 1985 - Medaljen "Naim Frashëri"
  • Në vitin 2002 - Fitues i çmimit të parë të kamerave të fsheta

"Përsonazhe në kurth" në RTSH.

  • Në vitin 2008 - Titulli "Mirënjohja e Qytetit"
  • Në vitin 2017 - "Mjeshtër i Madh

92812068_1686605244811719_3774029187954769920_n_copy.jpg

92810772_1686605194811724_7204329411611459584_n_copy.jpg

92535378_1686605284811715_53896101488492544_n_copy.jpg

 

 

 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009814977645874
array(1) { ["section"]=> string(87) "sot-66-vjetori-i-lindjes-se-mjeshtrit-besnik-cinari-simbolit-te-humorit-shkodran-201825" }