Sot 7-Marsi, Erion Veliaj me mendjen te 14-Marsi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:48 07-03-2015 Sot 7-Marsi, Erion Veliaj me mendjen te 14-Marsi

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në këtë 7-Mars po mendon për 14-Marsin, Ditën e Verës. Ai madje nuk ka pritur për të na thënë se ç'do të ngjasë atë ditë në Tiranë.

Mos u preokuponi, asgjë e jashtëzakonshme, thjesht festime në kuadër të ‘festimeve’.

Megjithatë ministri Veliaj ua thotë më qartë aktivitetin e 14-Marsit.

“Dita e Veres: Atletikë, minifutboll, danci sportiv, simultane shahu dhe lojëra zbavitëse për fëmijë. 14 Mars nga ora 10:00 te Parku Rinia”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, në foto duket një fushë basketbolli dhe ne për pak menduam se mos do zhvillohej ndonjë lojë mes tij dhe kryeministrit Rama, duke e ditur se sa pasion e ka kryeministri këtë sport.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048342943191528
array(1) { ["section"]=> string(52) "sot-7-marsi-erion-veliaj-me-mendjen-te-14-marsi-5259" }