Sot 9 vite nga tragjedia e Gërdecit, Saimir Tahiri bën një deklaratë të fortë dhe kërkon ndjesë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:35 15-03-2017 Sot 9 vite nga tragjedia e Gërdecit, Saimir Tahiri bën një deklaratë të fortë dhe kërkon ndjesë

Sot, 9 vjet më parë në fshatin Gërdec si pasojë e shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve, në periferi të Tiranës humbën jetën 26 persona, mes tyre gra e fëmijë, ndërsa 300 të tjerë u plagosën.

Pikërisht sot, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë se kjo është një ditë alarmante që na kujton padrejtësitë në dyert e gjykatave ndërsa pohon se autorët e tragjedisë kanë guximin të dalin publikisht dhe të bëjnë edhe moral. Ministri ka kërkuar edhe ndjesë personale për gjithçka nuk është bërë dot në raport me ata që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit e që janë të lirë.

"Sot është një ndër ditët, ndoshta më alarmante që na kujton ne publikisht dhe mbi të gjitha çdo qytetari padrejtësinë e madhe që bëhet dyerve të gjykatave.

Sot 9 vite më parë 26 qytetarë shqiptarë kanë humbur jetën në mes tyre edhe fëmijë,  në një biznes që armët i përdorte  për një biznes të paligjshëm dhe kriminal dhe që i mori jetën 26 njerëzve.  

Sot ende nuk ka drejtësi, madje disa nga autorët janë ende shfaqur publikisht dhe guxojnë bëjnë moral publik lidhur me ç’është Shqipëria sot dhe ç’duhet të bëhet nesër.

Unë kam mbajtur detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe edhe në këtë cilësi më duhet të kërkojë një ndjesë personale edhe në emër të detyrës që kam  mbajtur për gjithçka nuk kemi bërë dot në raport me ata që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit e që sot janë të lirë.

Por ky është një angazhim dhe vetëdija jonë e madhe, e imja, e kolegëve të mi, e qeverisë, e Kryeministrit për të bërë drejtësinë që duhet ndaj të gjithë atyre në sistemin e drejtësisë që kanë lënë të lirë sot, për 9 vite me radhë ata që shkaktuan 26 viktima”, tha Tahiri.

“Statistika e armëmbajtjes pa leje është më shumë se tragjike në Republikën e Shqipërisë. Vetëm Policia e Shtetit në tre vitet e fundit ka arrestuar mbi 3 mijë shtetas shqiptarë për armëmbajtje pa leje.

Është shumë krahasuar me çdo vend të botës. Këtu flas për vendet që kanë një minimum të standardit të shtetit ligjor dhe demokracisë, jo për vende që janë në luftë apo kaos total.

Por të arrestosh më shumë se 3 qytetarë në ditë për armëmbajtje pa leje, dhe kjo për 3 vite rresht, nga njëra anë tregon përmasën e problemit që kemi. Dhe nga ana tjetër domosdoshmërinë që duhet t’i vëmë vetes përpara për ta zgjidhur këtë problem.

Gjithashtu, eksperienca ka treguar se ne duhet të fillojmë të thyejmë modelin që kemi kalitur gjatë dekadave të fundit, dhe të ndërtojmë modelin që duam si referencë permanente për të rinjtë dhe për fëmijët tanë.

Deri dje jemi rritur me idenë që “trim” është ai që sillet si trim, pa e lidhur këtë me mendjen a me dijen.

Sot duhet (dhe unë e Ministria e Brendshme është munduar ta bëjë këtë) Sot “trim” është ai që duhet ta dorëzojë armën. Dhe akoma më trim ai që refuzon tërësisht dhunën.

Dhe akoma më “trim” ai që i dedikohet dijes, librit, kulturës po ashtu”, përmbylli ministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmet Peçi akuzon Prokurorinë: Kërkesa për heqjen e mandatit sulm politik, kundravajtja nuk përbën shkelje ligjore
Përurohet qendra e parë e shërbimeve “one-stop-shop” e Ujësjellësit të Tiranë, Veliaj: Shërbim më dinjitoz »
Article Logic
Execution time: 0.011752128601074
array(1) { ["section"]=> string(100) "sot-9-vite-nga-tragjedia-e-gerdecit-saimir-tahiri-ben-nje-deklarate-te-forte-dhe-kerkon-ndjese-71985" }