Sot afati i fundit për në BKH, Ambasadorja Kim apel: Aplikoni dhe bëhuni hetues special! Mos u ankoni por çohuni dhe veproni

Publikuar tek: aktualitet, më 10:57 29-09-2020 Sot afati i fundit për në BKH, Ambasadorja Kim apel: Aplikoni dhe bëhuni hetues special! Mos u ankoni por çohuni dhe veproni Ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë u bën thirrje të gjithë atyre që duan të aplikojnë për t’u bërë pjesë e BKH-së se afati i fundit është sot.

“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i NBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos rrini ulur dhe të ankoheni - çohuni dhe veproni”, shkruan Kim.

Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore. Sistemi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së është një proçes sfidues mendor dhe fizik, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në proçesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre elitë që mbështet Prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013724088668823
array(1) { ["section"]=> string(128) "sot-afati-i-fundit-per-ne-bkh-ambasadorja-kim-apel-aplikoni-dhe-behuni-hetues-special-mos-u-ankoni-por-cohuni-dhe-veproni-222072" }