‘Sot ai punon akoma në polici’, Cekani tregon kujtimet e diktaturës: Me ato sytë e kuq më tha të FIRMOSJA

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:41 10-05-2019 ‘Sot ai punon akoma në polici’, Cekani tregon kujtimet e diktaturës: Me ato sytë e kuq më tha të FIRMOSJA Kujtim Cekani

Kujtime nga Diktatura …

Shkruan Kujtim Cekani:

Sapo kisha mbaruar klasen e 8-të, më thërrasin tek zyrat e kooperativës. Një Xhip i zi kishte ardhur nga Librazhdi.  Paraqitem. Në atë kohë Operativ ishte Bajram Vlashi. Sapo kishte ndërruar Alush Hida. Bajrami më ftoi në zyrën e tij dhe më tha ..Dëgjo djalosh ...I shikon këto letra?

-Po i them ..

-Këto janë procesverbale. ..një nga sekretarja e partise ..një nga përgjegjës i sektorit …një nga…e nga ...gjithsej 5 copë ..një që nuk del në punë.

Po unë dua te vazhdoj shkollën i them ..pusho më thotë pusho ..atë punë e din partia ..kush parti i them ..cfarë i kam bërë unë partise që sme le të shkoj në shkolle ..ore merre merre çojë në burg ..dëgjoj një zë që ulërinte mbrapa krahëve të mi ..ai po na prish rininë

S’ mora mundimin as të kthej kokën e njoha nga zëri ..ishte një njeri imi..Bajrami me ata sytë e kuq me tha firmosi ..firmosi po deshe te shpëtosh!

Unë ja ktheva un firmos vetëm po ma latë të shkoj në shkollë!

-Dil jashtë më tha por mos u largo. Ashtu bëra u ktheva nga dera dhe ju hodha një veshtrim atyre mbrapa krahëve të mi.

I numerova 1..2..3..4..5..7..9..10..të gjitha kryesia bashkë me shitesen e bukës njëkohësisht sekretare e partisë. Dola jashtë dhe me duket si një film ..Historia ime më operativin vazhdoi deri ditën që u arratisa.
Sot ai punon akoma në polici. Kjo është Shqipëria Ime..Vazhdon …

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066940784454346
array(1) { ["section"]=> string(108) "sot-ai-punon-akoma-ne-polici-cekani-tregon-kujtimet-e-diktatures-me-ato-syte-e-kuq-me-tha-te-firmosja-163695" }