Sot aktorja Sophia Loren mbush 85 vjec, Vogue risjell deklaratat e saj për të qëndruar e bukur

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:36 20-09-2019 Sot aktorja Sophia Loren mbush 85 vjec, Vogue risjell deklaratat e saj për të qëndruar e bukur

Që adoleshente Sophia Loren i bënte të gjithë të kthenin kokën pas saj. Dhe në fakt, veç 15 vjec qe aktorja, e lindur në Romë në 20 shtator 1934, kur fitoi konkursin e saj të parë të bukurisë. Ai moment sinjalizoi një karrierë vetëm në ngjitje, në fillim si modele dhe më vonë si aktore.

Sot që Sophia Loren feston ditëlindjen e saj të 85-të, do të paraqesim disa nga sekretet e saj të bukurisë, shkruan Vogue.

Duhet parë rasti i stilistëve Dolce & Gabbana që disa vite më parë e kanë pasur protagonist të parfumit të ryre Dolce Rosa Excelsa. Sophia Loren u ka thënë gazetarëve disa aspekte të rutinës së saj të bukurisë.

“Të mbetesh e bukur të bën dashuria për jetën, makaronat dhe një banjo me vaj ulliri”. Dhe është pikërisht aspekti pozitiv i lidhur me pasionin dhe dëshirat e thjeshta që e kanë bërë Sophia Loren kaq të luminuar me atë buzëqeshjen e famshme që ka thyer me qindra e mijëra zemra.

Sekretin e saj të bukurisë e ka shkruar edhe në autobiografinë e vet: Asgjë nuk e bën të bukur një grua sesa bindja në bukurinë e vet”. Një shprehje që duhet të kujtohet cdo ditë.

GettyImages-71643263.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.24936699867249
array(1) { ["section"]=> string(100) "sot-aktorja-sophia-loren-mbush-85-vjec-vogue-risjell-deklaratat-e-saj-per-te-qendruar-e-bukur-179141" }