‘Sot askush nuk do të thotë babai i Kostandinit’, përlot gazetarja me dedikimin ndaj Xhuvanit: Ne kështu jemi, të shkarravisim përdhe për çdo krim të djalit dhe pastaj….

Publikuar tek: aktualitet, më 22:31 14-08-2019 ‘Sot askush nuk do të thotë babai i Kostandinit’, përlot gazetarja me dedikimin ndaj Xhuvanit: Ne kështu jemi, të shkarravisim përdhe për çdo krim të djalit dhe pastaj….

Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë reaguar për vdekjen e regjisorit të njohur Gjergj Xhuvanit.

Një dedikim prekës ka bërë edhe gazetarja Kozeta Kurti, i cili ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Kurti shkruan ndër të tjera se sot askush nuk ka për të thënë asnjë fjalë të keqe për regjisorin, sot nuk do të jetë babai i Kostandinit, as burri i ish-deputetes… por do të jetë regjisori Gjergj Xhuvani më shumë se ndoshta pas çdo ‘çaku’ a premiere filmi.

Kujtojmë që regjisori u nda nga jeta ditën e sotme si pasojë e një arresti kardiak.

Ai prej kohësh vuante nga diabeti dhe kishte shfaqur shqetësime të shumta.

Reagimi i plotë:

Sot, me ne fund je i qete! 
Sot, ne gjumin e pergjithmonshem te tokes, askush s’ka per te thene as edhe nje fjale te keqe per ty; sot, nuk do jesh babai i Kostandinit (nga trendafili del gjemb, nga gjembi del trendafil e me the te thashe), nuk do jesh burri i ish deputetes… as burri i aktores, as pedagogu qe studenteve u shkonte shtat’ e as e conin ndermend tangerllikun e fodullekun qe i karakterizon shpesh here; do jesh regjisori Gjergj Xhuvani me shume se ndoshta pas cdo “çaku” a premiere filmi… se ne keshtu jemi, te shkarravisim perdhè per cdo gabim, faj, krim te vajzes, djalit, nenes, babait, halles, dajes, fares, fisit dhe pastaj… perulemi me respekt perballe cdo njoftimi per mort ne mure e hyrje pallatesh….
Gjetsh po aq paqe, sa dhunë le…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006943941116333
array(1) { ["section"]=> string(169) "sot-askush-nuk-do-te-thote-babai-i-kostandinit-perlot-gazetarja-me-dedikimin-ndaj-xhuvanit-ne-keshtu-jemi-te-shkarravisim-perdhe-per-cdo-krim-te-djalit-dhe-pastaj-175361" }