Në ditën ndërkombëtare kundër kanceriit Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerrë një bilanc sipas të cilit, 20 %e vdekjeve nga kanceri vijnë nga konsumimi i duhanit,e 70 % të vdekjeve, nga kanceri i mushkërive
OBSH dëshmon për një numër në rritje, të rasteve të kancerit në botë.
Çdo vit rreth 14 milionë raste të reja diagnostifikohen me kancer dhe , rreth 8.2 milionë përfundojnë me humbje jete. Rreth 30 % e vdekjeve, të lidhura me kancerin janë të ndërlidhura edhe me shkaktarët e sjelljeve tona të përditshme dhe të ushqimit që konsumojmë. Disa nga këta faktorë janë; indeksi i lartë i peshës trupore, konsumimi i ulët i frutave dhe perimeve, konsumimi i duhanit, i alkoolit apo aktiviteti i mangët fizik.