Sot Dita e Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, Meta: Të çlirohemi nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature

Publikuar tek: politike, më 12:17 23-08-2019 Sot Dita e Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, Meta: Të çlirohemi nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature

Presidenti Ilir Meta kujton Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave Stalinizmit dhe Nazizmit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet se mijëra viktima të pafajshme u shkaktuan edhe në vendin tonë, ndërsa shton se për 45-vite me rradhë, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës.

'Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet, të shkruhet e të plotësohet, por edhe të nderohet me të gjithë respektin që meriton', shkruan Meta mes të tjerash.

Mesazhi i plotë:

Sot ne përkujtojmë Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktuan mijëra viktima të pafajshme edhe në vendin tonë.

Për 45-vite me rradhë, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës. Me mijëra shqiptarë u vranë, u burgosën dhe u internuan. Liria, të drejtat e njeriut, demokracia e pluralizmi ishin vlerat tek të cilat ata besonin dhe për të cilat sakrifikuan edhe jetën e tyre.

Është detyra jonë t’u mësojmë gjeneratave të reja të vërtetën e të kaluarës tonë të afërt, me qëllim që ajo të mos përsëritet më.

Për të mos i vrarë edhe për një herë të dytë ata që sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre, që ne dhe brezat e ardhshëm të jetonim të lirë në një vend tërësisht demokratik.

Kujtimi i së shkuarës, të vërtetat e dhimbshme të mizorisë dhe shëmtisë së diktaturës komuniste janë një barë ndërgjegje e madhe për të gjithë ne.

Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet, të shkruhet e të plotësohet, por edhe të nderohet me të gjithë respektin që meriton.

Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes.

Për të bërë atë që është më mira që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat dhe liritë e tij si çdo qytetar europian, i pashantazhuar nga kontrolli politik, frika e varfëria.

Për të mos u kthyer më kurrë 30 vite pas!

68798006_2444639492248976_573382957264273408_o.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071389675140381
array(1) { ["section"]=> string(131) "sot-dita-e-kujtimit-te-viktimave-te-stalinizmit-dhe-nazizmit-meta-te-clirohemi-nga-makthi-i-rikthimit-te-cdo-forme-diktature-176102" }