Sot ditë e rëndësishme për Anglinë, një amendament i një parlamentari mund të bllokojë marrëveshjen BREXIT (ZHVILLIMET)

Publikuar tek: bota, më 10:16 19-10-2019 Sot ditë e rëndësishme për Anglinë, një amendament i një parlamentari mund të bllokojë marrëveshjen BREXIT (ZHVILLIMET) Parlamenti britanik

Sot është një ditë e rëndësishme për Britaninë e Madhe kur në House of Commons është hapur seanca ku do të votohet akordi mbi Brexit i arritur nga kryeministri britanik Boris Johnson dhe Bashkimi Evropian.

Marrëveshja duhet të votohet gjatë paradites, raportojnë mediat ndërkombëtare, por një amendament “Letwin” që ka marrë emrin nga parlamentari që e ka propozuar dhe që është kundër akordit të Boris Johnson, mund të ndryshojë gjithcka. Ndërkohë jashtë parlamentit vazhdojnë protestat anti-Brexit.

Nëse amendamenti Letwin do të votohet në House of Commons do të ketë konseguenca të mëdha. Së pari, Boris Johnson do të detyrohet të shkojë sërish në BE, por që Johnson më parë ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta bëjë sërish një gjë të tillë. Burimet thonë se Johnson është gati të anulojë gjithcka në votimin parlamentar, nëse Dhoma aprovon amendamentin.

Kjo lëvizje do të hapte një përplasje institucionale, duke parë që Johnson do të refuzonte që të shkonte sërish në Bruksel.

Pritet të shihet sesi do të shkojnë debatet në parlamentin britanik.

Oliver Letwin, parlamentari që propozoi amendamentin

74685226_2186214068343088_9070395669822308352_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014276027679443
array(1) { ["section"]=> string(123) "sot-dite-e-rendesishme-per-angline-nje-amendament-i-nje-parlamentari-mund-te-bllokoje-marreveshjen-brexit-zhvillimet-182667" }