Mjekët dhe infermierët e Spitalit të Neurokirurgjisë në Tiranë, kanë kujtuar sot mjekun Drini Dobi, i cili rreth një muaj më parë humbi jetën nga Covid-19.
Ditën e sotme kolegët kanë kujtuar Dobin, duke mbjellë një pemë ulli në oborrin e spitalit, ndërsa në një pllakë mermeri ishte shkruar edhe emri i tij.
Drini Dobi sot do të festonte 52-vjetorin e lindjes, por që nuk arriti pasi koronavirusi u tregua i pamëshirshëm duke i marrë jetën.
Kujtojmë që neurologu Drini Dobi ndërroi jetë në moshën 51 vjeçare në një spital në Monza të Italisë ku kishte shkuar për tu trajtuar pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore për shkak të koronavirusit.