Sot dorëzon dorëheqjen te Thaçi, Haradinaj: Nuk jam ndier vetëm asnjëherë!

Publikuar tek: rajon, më 12:06 22-07-2019 Sot dorëzon dorëheqjen te Thaçi, Haradinaj: Nuk jam ndier vetëm asnjëherë!

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur sot falenderime për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto ditë.

'Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë!  Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë', shkruan Haradinaj.

Ramush Haradinaj pritet që sot të dorëzojë formalisht dorëheqjen tek presidenti, Hashim Thaçi.

Haradinaj njoftoi për dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e premte, ndërsa më pas njoftoi se letrën për dorëheqjen nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.

Dorëheqja erdhi pas një thirrje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070109367370605
array(1) { ["section"]=> string(78) "sot-dorezon-doreheqjen-te-thaci-haradinaj-nuk-jam-ndier-vetem-asnjehere-172955" }