Sot e diela vendimtare, Rama publikon qeverinë e re në Asamblenë e PS-së

Publikuar tek: politike, më 07:56 27-08-2017 Sot e diela vendimtare, Rama publikon qeverinë e re në Asamblenë e PS-së

Dita sotme është vendimtare., pasi në Asamblenë e Partisë Socialiste pritet që Rama të bëjë publike qeverinë “Rama 2”.

Burime për newsbomb.al, bëjnë me dije se krahas axhendës shumë të ngjeshur të asamblesë, ku pika kulmore do të jetë fjala e kryetarit socialist Rama, një pikë tjetër e rëndësishme do të jetë publikimi i ministrave të rinj.

Deri më tani publikisht nga Rama është pranuar që ministri i Brendshëm do të jetë Fatmir Xhafaj. Ndërkohë për të gjithë postet e tjera ka pasur shumë aludime dhe hipoteza, për ministra të rinj që vijnë dhe të tjerë që ikin, nga ata që qëndrojnë apo nga tjerë që ndërrojnë karriget e dikastereve.

E diela e sotme pritet të jetë dita vendimtare, ku të gjitha këto aludime do të marrin fund. Më shumë mundësi sipas burimeve, mund të kemi shkrirje dhe ministri të reja.

 Në korridoret e politikës shqiptare në ditët e fundit është përfolur se qeveria “Rama 2”, në ndryshim nga e para do të jetë më e vogël. 

Por pavarsisht emrave që do të drejtojnë ministritë, të gjithë presin që në këtë 4-vjeçar vendi të marrë drejtimin përfundimtar për në BE, ëndrra e shumë shqiptarve prej gati 3 dekadash. 

Asambleja e PS nis sot në orën 10, mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096678733825684
array(1) { ["section"]=> string(77) "sot-e-diela-vendimtare-rama-publikon-qeverine-e-re-ne-asamblene-e-ps-se-90294" }