Sot e marta e New York-ut, Clinton dhe Trump favoritë

Publikuar tek: bota, më 17:06 19-04-2016 Sot e marta e New York-ut, Clinton dhe Trump favoritë

Dy pretendentët presidencialë, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump, janë në Nju Jork për zgjedhjet e sotme paraprake në këtë shtet. Clinton dhe Trump janë favoritët për të fituar në Nju Jork dhe këto fitore pritet të jenë një nxitje e madhe për fushatat e tyre.

Për republikanin Donald Trump, një fitore e madhe në shtetin e tij do të ishte një hap i madh drejt sigurimit të emërimit:

“Të martën, duhet të dilni të votoni. Duhet të merrni edhe miqtë tuaj pasi kemi të bëjmë me një lëvizje. Një lëvizje që ky vend nuk e ka parë asnjëherë.”

Trump kërkon të mëkëmbet nga humbjet e fundit ndaj rivalit Ted Cruz, shkruan Voa.

Cruz argumenton se imazhi negativ i Trumpit në sytë e shumë votuesve, do të çojë në mposhtjen e republikanëve në zgjedhjet e nëntorit nëse ai është kandidati republikan:

“Në mbarë vendin rreth 70 përqind e republikanëve pranojnë se nëse Donald Trump merr emërimin, Hillary Clinton do të fitojë. Hillary e mposht Donald Trumpin me mbi 10 përqind. Në se unë jam kandidati, ne e mposhtim Hillaryn.”

Por guvernatori i Ohajos John Kasich thotë se ai është kandidati më i mirë për të mposhtur Clintonin dhe shpreson të fitojë disa delegate në Nju Jork me një mesazh optimist.

“Rrezikojmë të humbasim çdo gjë që nga Shtëpia e Bardhë e deri tek organet legjislative të shteteve nëse nuk përcjellim një mesazh bashkues, frymëzues dhe pozitiv për vendin. Kjo është ajo që duhet të bëjmë!”

Në garën demokrate, ish sekretarja e Shtetit dhe senatorja e Nju Jorkut Hillary Clinton po kërkon të shfrytëzojë avantazhin e shtetit të saj.

“Në se votoni për mua, unë do të luftoj për ju gjatë kësaj fushate, do të luftoj për ju çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë. Ju faleminderit dhe zoti e bekoftë Staten Island!”

Rivali Bernie Sanders u shkëput nga fushata për të folur në një konferencë të Vatikanit të premten për pabarazinë ekonomike, një temë thelbësore e fushatës së tij:

“Besoj me gjithë zemër se jam kandidati më i fuqishëm për t’u përballur me republikanët dhe mendoj se gjithnjë e më shumë demokratë e kuptojnë këtë.”

Por nëse Sanders humbet në Nju Jork ai do të vazhdojë të ketë një ndikim të madh në garën e demokratëve, thotë Michael Williams.

“Sanders është i ndershëm në ekstrem. Ai është çuditërisht tërheqës me pamjen e tij të shkujdesur. A do të fitojë? Jo. Por a e ka ndikuar ai këtë garë dhe kursin e partisë demokrate në aspektin afatgjatë? Sigurisht.”

Fitoret në Nju Jork për Clintonin dhe Trumpin do të forconin pozitat e tyre si kryesues të garës.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011592149734497
array(1) { ["section"]=> string(58) "sot-e-marta-e-new-york-ut-clinton-dhe-trump-favorite-38086" }