Sikurse vëllezërit e tyre në mbarë botën, besimtarët bektashinj në Shqipëri kanë festuar sot ditën e Sulltan Novruzit. Në këtë ditë kremtohet ditëlindja e imam Aliut dhe ndryshe njihet nga besimtarët si dita e rilindjes së madhe.
Për ketë festë urimi i parë vjen nga presidenti Bujar Nishani i cili iu ka uruar të gjithë besimtarëve mbarësi e begati në festën e Sulltan Novruzin.
Nishani tha se është e rëndësishme që të gjithë politikanët të orientohen nga mirësia dhe drejtësia.
“Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, janë ende të gjalla kujtimet e gjyshërve tanë të cilët kishin mësuar shkrim e këndim Shqip nëpër teqe të shenjta që ishin shndërruar në shkolla dhe baballarë patriotë në mësues.Me rastin e kësaj feste të mrekullueshme, me shpirt e me zemër, u uroj të gjithëve:Mbarësi, mirëqenie, begati, mirëkuptim, pajtim, paqe, dashuri, shprese”, uron Nishani
Por presidenti nuk ka harruar të vëjë theksin edhe tek harmonia fetare
“Sulltan Novruzi bart në thelbin e vet harmoninë ndërfetare. Lumnimi që kjo festë u shkakton njerëzve me besime të ndryshme, është prova, dhe vetë ne jemi dëshmitarët”, shkruan presidenti në urimin e tij.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka uruar të gjithë besimtarët të kenë më shumë qetësi dhe dashuri, duke mos pranuar të bëjë asnjë komenti mbi kërkesën për arrestimin e dy deputetëve, Meta ka përsëritur urimin e tij.