'Sot jam mërzitur me pamjet...', Rama: E keqja jo vetëm që s'ka kaluar, por do na marrë me vete nëse mendojmë se...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:31 04-04-2020 'Sot jam mërzitur me pamjet...', Rama: E keqja jo vetëm që s'ka kaluar, por do na marrë me vete nëse mendojmë se... Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është shfaqur i shqetësuar ditën e sotme, në lidhje me pamjet në tregun e Kombinatit, ku kishte një dyndje të lartë qytetarësh që kërkonin të blinin ushqime.

Rama tha se ajo pamje nuk kishin ndodhur javën e kaluar, duke kujtuar masat e reja që do të merren që nga dita e hënë në tregun e Kombinatit.

Kreu i qeverisë tha se shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen në këtë luftë të ashpër dhe të mos mendojnë se virusi po ikën.

"E keqja jo vetëm nuk ka kaluar, por mund të na marrë me vete nëse mendojmë se ja hodhëm", tha Rama.

"Miq sot jam mërzitur, jam mërzitur shumë me njerëzit që kam parë në rrugë. Po mendojmë siç kam thënë të hapim pikatoren e lëvizjeve të masës së madhe të njerëzve. Duam të zgjerojmë pak orarin e lëvizjes. Duam të lehtësojmë pak më shumë shërbimet bankare pasi si rrjedhojë e paketës mbështetëse, bankat kanë fluks më shumë. Të lehtësojmë pak lëvizjen e automjeteve private për ata që shkojnë në punë. Të gjitha këto kërkojnë vetëdije të lartë për përgjegjësinë e secilit. Ajo që ndodhi sot në tregun e kombinatit nuk ndodhi javën e kaluar. Nuk është puna te fasha orare. Por çëshjtja është te lirimi i disa vidave të zinxhirit mbrojtës së mendjeve të disave që thonë hajde se kaloi. E keqja jo vetëm nuk ka kaluar, por mund të na marrë me vete nëse mendojmë se ja hodhëm. Kjo ndodh sepse disa nuk po duan të kuptojnë. Ku ka më keq të mos i japësh dot lamtumirën një njeriu të dashur. Në gjithë botën janë ndaluar. Aman o njerëz aman. Pse me gjoba e polici do ta zghidhim këtë punë, për të 7-at për të 40-at e traditës sonë. Në shkodër e infektuan njëri tjetrin në një mort, e pastaj e bënë zinxhir për të 7-at. Lutem të shërohen e të mos e bëjnë mortin mort".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092711448669434
array(1) { ["section"]=> string(111) "sot-jam-merzitur-me-pamjet-rama-e-keqja-jo-vetem-qe-s-ka-kaluar-por-do-na-marre-me-vete-nese-mendojme-se-201352" }