Sot lavdëron Bashën, çfarë thoshte Genc Ruli para 3 vitesh për kryedemokratin dhe largimin e tij nga PD: I bëri listat me gruan dhe kunatin...

Publikuar tek: politike, më 14:46 06-08-2020 Sot lavdëron Bashën, çfarë thoshte Genc Ruli para 3 vitesh për kryedemokratin dhe largimin e tij nga PD: I bëri listat me gruan dhe kunatin... Lulzim Basha - Genc Ruli

Ishte 27 qershori i vitit 2017, kur kryedemokrati Lulzim Basha doli para elektoratit të tij për të pranuar humbjen e zgjedhjeve, duke vendosur që të ngrijë funksionet e tij si kryetar i Partisë Demokratike.

Po në të njëjtën ditë, një nga ish-ministrat e qeverisë Berisha, Genc Ruli, bëri një reagim të fortë kundër Bashës, për sa i përket humbjes në zgjedhje.

Genc Ruli atë vit i kërkoi Bashës të mos e fuste në listat e kandidatëve për deputet, por e kundërshtoi kryedemokratin për mospërfshirjen në lista të disa nga zërat më të fuqishëm të PD, siç ishte ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Në deklaratën e tij, Ruli kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i PD, duke i bërë thirrje  mbështetësve të PD-së që ta përzënë Bashën nga selia bashkë me gruan dhe kunatin, Erjon Isufi.

Për sa i përket vendosjes së Bashës si kryetar i PD, Ruli e quajti një dhuratë në "pajë" që i bëri Berisha, ndërsa shprehej se Basha i bëri programet dhe listat jo me zyrtarët e PD, por me gruan dhe kunatin e tij.

DEKLARATA E RULIT:

Kam dashur te besoj se njeriu qofte, ky poltikan apo lider dhe ne momentin me te veshtire te jetes se tij, do perpiqej te pakten te ruante dinjitetin individual. Se dinjiteti jeton me gjate se cdo lavdi e mjere e castit. Basha me deklaraten e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal eshte gjeja me e fundit qe e shqetson ate. Normalisht per nje individ qe e mori ” lidershipin” e PD si dhurate ne “paje” nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin. Ky lider qe beri nje marveshje turpi me kundershtarin e tij politik. Thjesh duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD . Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnje kusht nga drejtimi i partise qe e coi ne gremine.

Ju them atyre qe qe ende e duan PD e jo qe ende ju duhet PD , nqs ai nuk jep doreheqjen vete deri neser shkoni te selia e PD e perzejeni ate gruan e kunatin sic perzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli.

Por sot gjërat kanë ndryshuar, me Bashën dhe Rulin që janë në të njëjtin krah dhe po bashkëpunojnë për të zbritur Ramën nga "froni".

Basha i ofroi Genc Rulit një vend në Komisionin e Përzgjedhjes së Kandidatëve të Partisë Demokratike, me ish-ministrin që nuk ngurroi ta pranonte një pozicion të tillë.

Edhe në një deklaratë të pak ditëve më parë Ruli e ka pranuar se ka qenë kritik ndaj Bashës, por sipas tij ka parë që kreu i PD ka filluar të ndryshojë, ndërsa nuk i kursen edhe lavdërimet për kryedemokratin.

116989777_2738363786489751_7331616351775456795_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099940299987793
array(1) { ["section"]=> string(144) "sot-lavderon-bashen-cfare-thoshte-genc-ruli-para-3-vitesh-per-kryedemokratin-dhe-largimin-e-tij-nga-pd-i-beri-listat-me-gruan-dhe-kunatin-216284" }