Sot mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE, Cakaj MESAZH: Është koha për të hapur bisedimet e pranimit

Publikuar tek: politike, më 08:16 15-10-2019 Sot mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE, Cakaj MESAZH: Është koha për të hapur bisedimet e pranimit

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj u është drejtur me një mesazh homologëve të tij të vendeve të BE-së të cilët do të mblidhen sot në Luksemburg.

Cakaj, shprehet se sot Europa përballet me një zgjedhje historike, duke iu referuar vendimit që ministrat do të marrin për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që më pas do të jetë KE që do të japë vendimin final.

Sipas Cakajt është koha për të hapur bisedimet e pranimit.

Mesazhi i plotë i Gent Cakajt:

Sot Europa përballet me një zgjedhje historike. Vendimi i sotëm do të jetë një provë e aftësisë për të realizuar premtimet dhe për të parë të ardhmen. Shqipëria ka ndërmarrë reforma gjyqësore ambicioze dhe të guximshme duke u shndërruar në shteg në rajon. Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit.

Një vonesë tjetër mund të ngadalësojë/ prishë përparimin dhe reformat, nënvlerësimin e besueshmërisë dhe rritjen e rrezikut të rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ora e Evropës. Ne nuk kemi nevojë për një Evropë të ngushtë, të izoluar, dhe të shkëputur, por një që është e hapur, e drejtë dhe një fener shprese në periudha të trazuara.

Screenshot_2.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023863077163696
array(1) { ["section"]=> string(107) "sot-mbledhja-e-ministrave-te-jashtem-te-be-cakaj-mesazh-eshte-koha-per-te-hapur-bisedimet-e-pranimit-182095" }