Sot mblidhet Kongresi i PS, zbardhet programi (Ndahet në 3 seanca)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:27 23-03-2019 Sot mblidhet Kongresi i PS, zbardhet programi (Ndahet në 3 seanca)

 

Paraditen e sotme Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin në Pallatin e Kongreseve.

Kongresi do të hapet me një fjalim nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla e pas tij do t’i drejtohet Kongresit zv. kryeministri Erion Braçe.

Kryeministri Edi Rama pritet të flasë në seancën e dytë të Kongresit, pas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili do të prezantojë edhe kandidatët e PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Seanca e tretë do të zhvillohet në tre vende të ndryshme, ndërsa Kongresi do të mbyllë punimet në orën 17:00.

 Një nga të ftuarit është edhe ish kryeministri Fatos Nano, i cili pritet të marrë pjesë, por nuk do mbajë fjalim.

Ftesa për ish kryeministrat e PS është bërë sipas përcaktimeve të statutit, ku ndër të tjera thuhet se në Kongres ftohen të gjithë ish-kryeministrat e PS dhe ish-kryetarët socialistë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13362193107605
array(1) { ["section"]=> string(70) "sot-mblidhet-kongresi-i-ps-zbardhet-programi-ndahet-ne-3-seanca-157531" }