Ajo sot mbush plot 97 vjeçe.
Dhe në këto 28 vite të tranzicionit, është figura më kontroverse që ka ngjallur kaq shumë debat për jetëgjatësinë e saj.
Bëhet fjalë për Nexhmije Hoxhën, gruan e ish-diktarorit të regjimit komunist Enver Hoxha, që sot në 8 shkurt, mbushi jo pak por plot 97 vjeç, si një dëshmitare e gjallë për të parë atë se çfarë është bërë në kohën që qeveriste me bashkëshortin e saj, por edhe cfarë ndodh në demokraci. Nexhmije Hoxha lindi në 8 shkurt 1921 në Manastir.
Në 1928 familja e saj u shpërgul në Tiranë. Pas rënies së komunizmit, në janar 1992 u arrestua nën akuzën e abuzimit me fondet dhe u dënua me 9 vjet burg ndërkohë që në shkallën e dytë të gjykimit u bënë 11 vite burg. Në fundvitin e kaluar, u përhap lajmi i ndarjes së saj nga jeta, por që rezultoi një lajm i pavërtetë. Fëmijët e saj e përgënjeshtruan menjëherë lajmin.
Preng Cuni, i Partisë Komuniste i ka kushtuar sot një status për 97 vjetorin: Vajzes emancipuar, antifashistes oreve para, komunistes vendosur, dhe bashkshortes se Udheheqesit Enver Hoxha, simboli qendreses femres shqiptare, shoqes Nexhmie Hoxha.