Sot mbyllet Bienalja “Mediterranea 18”, Veliaj: Veprat do të vijojnë të ekspozohen deri në fund të Majit, privilegj që pritëm kaq shumë artistë në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:09 09-05-2017 Sot mbyllet Bienalja “Mediterranea 18”, Veliaj: Veprat do të vijojnë të ekspozohen deri në fund të Majit, privilegj që pritëm kaq shumë artistë në Tiranë

Edicioni i 18 i Bienales “Mediterranea 18” mbyllet sot, por gjatë pesë ditëve të saj ngjalli interesin e shumë qytetarëve të Tiranës, si dhe të artistëve të rinj, të cilët patën mundësi që të shijojnë artin bashkëkohor evropian. Ish-godina e Ambasadës Jugosllave ishte njëra prej hapësirave të kryeqytetit, e cila u kthye në strehën e artistëve që performuan në fushën e arteve pamore dhe arteve të aplikuara.

Mbrëmjen e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi disa nga hapësirat e artit në kryeqytet me veprat më të mira të artistëve të huaj dhe theksoi se për Tiranën ishte privilegj që mes kuratorëve të kësaj bienaleje morën pjesë edhe shumë artistë vendas. “Për Tiranën ka qenë një privilegj dhe një krenari e madhe që një pjesë e kuratorëve janë shqiptarë  dhe në njëfarë mënyre kanë sjellë shtëpinë e Mesdheut në shtëpinë e tyre. Shumë shqiptarë kanë lënë shtëpinë, për të gjetur një shtëpi të dytë si emigrantë, shumë të tjerë kanë lënë shtëpinë që kanë gjetur në perëndim, për t’ia rifilluar shtëpisë së vjetër që kanë pasur këtu. Kjo është një temë që na flet të gjithëve, Tirana është një shtëpi e madhe, e 1 milionë banorëve. Është kthyer në një shtëpi për njerëz nga Tropoja në Tepelenë, nga Saranda në Shkodër”, tha Veliaj.

Veliaj_viziton_bienalen_te_ish_amabsada_Jugosllave_1_1.jpg

Veliaj dha edhe një lajm të mirë për artdashësit, duke njoftuar se pavarësisht se Bienalja mbyllet sot, shumë prej punimeve do të ekspozohen deri në fund të muajit. “Ftojmë të gjithë të rinjtë, por edhe moshën e prindërve tanë, që të vijnë të vizitojnë disa nga 20 pikat me instalacione. Edhe pse Bienalja mbaron në datën 9 Maj, shumë prej ekspozimeve do të vazhdojnë të ekspozohen deri në fund të Majit. Ndaj besoj se do të kemi mjaftueshëm kohë, që me nxënësit e shkollave dhe me këdo tjetër që do artin dhe kulturën e mirë, të kemi mundësi të ekspozojmë sa më shumë prej vlerave që ka sjellë ‘Bienalja e Mesdheut’”, u shpreh ai.

Veliaj theksoi se pavarësisht situatës politike, Bashkia e Tiranës do të fokusohet në vazhdimin e jetës artistike dhe punëve në qytet. “Unë e di që po jetojmë në një kohë ku ka edhe minidrama të vogla politike, megjithatë ajo që kam vënë re në Tiranë është se njerëzit duan të vazhdojnë jetën e tyre. Politika është e rëndësishme, por jeta vazhdon, njerëzit duan të shijojnë, duan të argëtohen, duan të provokojnë ide të ndryshme që vijnë nga arti dhe kultura. Ndaj dhe ne në Tiranë do të fokusohemi që jeta artistike e qytetit dhe jeta normale e qytetit, të vazhdojë, siç ka vazhduar këto 2 vitet e fundit, me të njëjtin ritëm dhe duke ecur me punë përpara”, tha Veliaj.

 

Drejtori artistik i Bienales, Driant Zeneli, shpjegoi disa prej instalacioneve të artistëve pjesëmarrës dhe u shpreh optimist për organizimin edhe të disa ëorkshop-eve me shkollat për të afruar fëmijët me artin. “Kur flasim për shtëpi, nuk kemi sesi të mos të flasim për një hapësirë të tillë ku brenda i përmban të gjithë, të 4 elementët e kësaj bienaleje, që janë: historia, konflikti, ëndrra dhe dështimi. Kjo është një hapësirë ku përmbledh metaforën më të madhe dhe ideja se arti vjen këtu dhe vendos dritën e vet, transformon këtë shtëpi në diçka që jep jetë. Sepse, bienalja thotë, si të rikonsiderojmë gabimet e shtëpive që i kemi bërë. Do kërkojmë të bëjmë edhe ëorkshop-e me shkollat sepse është shumë e rëndësishme të punojmë edhe me edukimin, t’i sjellim këtu dhe të kuptojnë me anë të artit, cilat janë problemet social-politike të shtëpive tona”, nënvizoi Zeneli.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Unë jam SuperPi**", e masakruan në rrjetet sociale, flet studentja e ekselencës dhe i lë të gjithë gojëkyçur
U ndalua me pajisjen e dyshimtë dje në Rinas, greku biznesmen kishte hyrë 20 herë në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.013905048370361
array(1) { ["section"]=> string(154) "sot-mbyllet-bienalja-mediterranea-18-veliaj-veprat-do-te-vijojne-te-ekspozohen-deri-ne-fund-te-majit-privilegj-qe-pritem-kaq-shume-artiste-ne-tirane-77983" }